Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila mohonte akuzat e bëra ndaj kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me përfshirjen e tij në raportin e Dick Marty apo në hetimin e drejtuesve të UÇK-së.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i bën thirrje Bashës që të dalë dhe të flasë vetë për akuzat, duke i kujtuar se ai vetë ka bërë rolin që i takon, duke i kërkuar të sqarojë publikisht rolin e tij.
“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!
Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!”- shkruan Rama.
LEXO EDHE:
PD: Përbuzim me neveri dëshmitë e rreme të orkestruara nga Rama