Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave dhe paralajmërimeve të kryedemokratit Lulzim Basha, që të mos guxojë të kërcënojë qytetarët e Elbasanit me banda kriminale.
Në një postim në “Twitter”, Rama i drejtohet duke i thënë se është bërë një manekin qesharak i pengmarrësve Meta-Berisha, dhe se po flet përçart.
“Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot, po bëhu pak burrë”, – vijon Rama.
Përplasja virtuale mes Ramës dhe Bashës vjen fill pas përleshjes së simpatizantëve PD-PS në qendër të qytetit të Elbasanit.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter”:
Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!
— Edi Rama (@ediramaal) March 14, 2021