Kryeministri Rama ka zyrtarizuar përmes Twitterit atë që u përfol nga burime brenda Partisë Socialiste, pas mbledhjes së Kryesisë këtë të hënë.
“Presidenti s’e ka zhdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama në Twitter.
Menjëherë reagoi edhe presidenti Ilir Meta. Sipas tij, nuk ka më shtet fals.
“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
NO MORE FAKE STATE.
Shqipëria e para!🇦🇱” shkruan Meta.
Më herët, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste u diskutuan hapat e ardhshëm për të zgjidhur ngërçin Qeveri-President.
Ndërsa për ta zgjidhur ngërçin Kryeministri-Presidencë, PS-ja do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shprehet vetëm kur të mund të bëhet funksionale, çështje që do të marrë kohë.
E derisa kjo e fundit të shprehet, Rama do ta mbajë vetë përkohësisht postin e ministrit të Jashtëm, e njëjta formulë si në Greqi me kryeministrin Alexis Tsipras, pas largimit të Nikos Kotzias si ministër i Jashtëm.
Rama e konfirmon: Do jem ministër i Jashtëm pasi Meta nuk çdekretoi Bushatin
Rama çon emrin e tij te Meta për kryediplomat, ish-ministri: Akoma nuk je…