Sunday, September 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama bëhet me Salvinin, Shkullaku: Nuk e shpëtojnë as ‘rusët’

by mapo.al
14/03/2019
in Kryesore, Politika
0

Situata e vështirë në Shqipëri ka bërë që kryeministri të nxitojë të fitojë sa më shumë zëra pro në Perëndim. Në Italinë fqinje, mediat kanë e kanë pyetur Edi Ramën nëse i ka marrëdhëniet e mira me qeverinë e këtij vendi. Por teksa Rama dha një përgjigje diplomatike, fakti që ai vizitoi Italinë pa asnjë takim zyrtar, ngriti pikëpyetje. Disa ditë më vonë, vetë Rama dha një intervistë për të përditshmen italiane Libero dhe për habi, doli në krah të ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini.

“Salvini ka të drejtë për emigrantët,” tha Rama. “Europa duhet t’i japë fund hipokrizisë,” shtoi kryeministri shqiptar, që e ka kërcënuar jo pak herë vetë Brukselin dhe BE-në herë me valë emigrantësh, herë me çështjen e Kosovës dhe së fundmi me protestat në Shqipëri. Ky konstatim i tij vjen në kohën kur populistët pritet të njohin ngritje në zgjedhjet europiane dhe vetë qeveria e Ramës nuk e ka siguruar çeljen e negociatave.



Rama është shprehur se pas protestave qëndrojnë fuqi të mëdha, duke aluduar për Rusinë. Në një konferencë për shtyp me homologun maqedonas, Rama la të nënkuptohet se Rusia mund të ketë interes të ndërhyjë në Shqipëri në këtë situatë. Madje Rama dhe mediat pranë tij aludojnë se kjo situatë e krijuar nga opozita mund të pengojë hapjen e negociatave.

Për analistin Armand Shkullaku, që shkruan tek Lapsi.al, ky është një skenar i vjetër.

“Është diçka e vjetër dhe e njohur degradimi i qeverisjeve të dështuara apo pushteteve autoritare, në përdorimin e konspiracioneve ndërkombëtare e okulte që ditë e natë përpiqen të errësojnë e zhbëjnë “sukseset e mëdha” që ato paskëshin arritur. Shembujt janë me qindra, kryesisht në vendet e shoqëritë e prapambetura. Disa akuzojnë CIA e SHBA, disa të tjerë KGB, disa masonët apo Sorosin, disa UDB e Beogradin, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur t’u ikë përgjegjësive të veta duke thirrur në ndihmë komplotin ruso- opozitar.

Në Shqipëri, të gjithë janë të qartë se vendi nuk po mbetet jashtë BE-së për shkak të ndjenjave pro ruse apo anti europiane të ndonjë pjese të popullsisë. Interesi rus, sado i madh të jetë, nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës. Deri më sot, portat e Brukselit kanë qenë të mbyllura për ne, vetëm si pasojë e paaftësisë, dështimit, korrupsionit, krimit të organizuar, që qeveritë në përgjithësi dhe kjo e Ramës në veçanti, kanë demonstruar parreshtur si të vetmit kundërshtarë realë të aspiratës europiane të shqiptarëve. Asnjë rus apo super rus nuk do të mund të hynte në garë për ta penguar më shumë integrimin e Shqipërisë në BE,” shkruan Shkullaku.

“Të flasësh për komplot antieuropian, për një rrezik të armikut të jashtëm si mënyrë për të mbuluar krizën reale ku e ke futur vendin, mund të shërbejë vetëm si ushqim për nofullat e lodhura të propagandistëve politikë e mediatikë, por jo si zgjidhje.

Edi Rama është cakuar në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo rojtar i rendit botëror nga komplotet e zeza. Ai gjykohet nga premtimet që ka marrë para qytetarëve shqiptarë dhe nga kjo përgjegjësi nuk e shpëtojnë as rusët dhe as kinezët. Në Finlandë, qeveria dha dorëheqjen se nuk e mbajti premtimin për reformën në shëndetësi. Edi Rama premtoi shëndetësi falas, reformë dhe buxhet për arsimin në 5 përqind të GDP, anullim të koncensioneve, më pak taksa për të varfërit dhe më shumë për të pasurit, hapjen e negociatave brenda dy viteve, etj, dhe nga këto nuk realizoi dot asnjë të vetëm. Pa përmendur këtu ngritjen e krimit të organizuar në nivel politik, shndërrimin e vendit në nyje të trafikut të drogës, skandalet financiare dhe korrupsionin në rritje, vetëm mosmbajtja e premtimeve të mësipërme do të mjaftonte që një qeveri normale ta mbyllte kontratën e saj me votuesit.

Skenarët nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë rusët, janë dëshmi e mbajtjes së pushtetit vetëm për hir të pushtetit dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve. Shqiptarët nga BE nuk i ndan Moska dhe as opozita që proteston, por politikat e një qeverie të dështuar që i shërben vetëm interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën, ai i ka llogaritë tashmë me ata që ka gënjyer për gjashtë vite më radhë,” vijon Shkullaku.

Tags: Armand ShkullakuEdi RamaemigrantëtMateo Salvinirreziku rus

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
FIFA jep lajmin e madh, lind Kupa e Botës për klube!

FIFA jep lajmin e madh, lind Kupa e Botës për klube!

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In