Kryetari i opozitës, Edi Rama, e ka cilësuar një gënjeshtër të madhe qëndrimin e kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike. “Ne propozojmë një rilindje shqiptare, për të lënë pas avazin e vjetër të gënjeshtrave e rimëkëmbur së bashku ekonominë, shoqërinë, shtetin. Qeveria u propozon shqiptarëve të jenë të lumtur sepse s’ka krizë ekonomike, as papunësi as padrejtësi, po veç arritje të mëdha botërore”, – shkruan Rama në faqen e tij të hapur në Twitter