Rritje dramatike me 41 dhe 46% e vdekshmërisë, përkatësisht në Shkodër, Lezhë. Vdekjet në këto rrethe nga COVID-19 janë 4 herë më të larta se ato të raportuara.
Braktisja e Veriut nga Edvini, politikë kriminale, liçensë për virusin për t’u përhapur dhe për të marrë qindra e qindra jetë njerëzish në këto rrethe.
Skandali i fshehjes së vdekjeve nga COVID-19 arrin kulmin në veriun e vendit. Nga Instituti i Statistikave njoftohet se Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019.
Kështu, të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar mbi statistikat e INSTAT për vdekjet në tremujorin e tretë dhe popullsinë sipas qarqeve, tregojnë se rritjen më të lartë të jetëve të humbura në vend në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë e kishte Shkodra me një shtesë prej 8.4 vdekjesh për 10 mijë banorë.
Në këtë qark, në tremujorin e tretë u raportuan 577 vdekje gjithsej, me një rritje prej 41%, ose 169 vdekje më shumë se sa në korrik-shtator të vitit 2019.
E dyta, sipas së njëjtës llogaritje është Lezha (me një shtesë prej 7.8 për 10 mijë banorë), që ka parë një rritje të vdekjeve me 46% në krahasim me tremujorin e tretë te vitit 2019.
Këto të dhëna janë dëshmi e braktisjes së madhe të Veriut të vendit nga Edvin Kristaq Urrejtja në kohën më të vështirë të tyre të pandemisë së COVID-19, të kufizimit maksimal të testimeve duke kulmuar me rastin e 18 testeve për 13 të sëmurë në Shkodër.
Kjo vdekshmëri, më e larta në Shqipëri, është gjithashtu rezultat i mospërgjigjes nga “127”, e drejtorit -peng i Edvinit – ndaj kërkesave të qytetarëve për ndihmë në këto rrethe.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim politik çnjerëzor përçarës të Edvin Urrejtjes që kushtojnë qindra jetë njerëzish.
Etiketa: Covid-19, Edi Rama, Koronavirusi, Rastet me Covid-19, Sali Berisha, Veriu