Aktualitet

Rama: Brenda 14 muajsh përfundon procesi i vaksinimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 17/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga qendra e vaksinimit në stadiumin “Air Albania” se, procesi i imunizimit kundër Covid-19 do të përfundojë brenda 14 muajsh.





Kreu i qeverisë u ndal tek zërat skeptik, teksa tha se nga dita në ditë pritet finalizimi i marrëveshjes me kompaninë Astrazeneca për 360 mijë doza vaksine.


Rama gjithashtu tha se dje ka komunikuar me një “shtet mik”, që do t’i sigurojë Shqipëri një sasi tjetër vaksinash anti-Covid.




“Nga dita në ditë kemi një konfirmim të rëndësishëm për të finalizuar marrëveshjen për 360 mijë doza të vaksinës Astrazeneca. Dje kemi pasur një kontakt nga një shtet mik. Dhe aty kemi shpresë realiste që do të kemi një sasi tjetër.


Mbetemi të bindur që vaksinimi i popullatës do të realizohet brenda 14 muajsh. Kur erdhën vaksinat në fillim dhe nuk i priti njeri, ju e hapët syrin shumë fort dhe thatë pse vijnë fshehurazi, këta po sjellin vaksina false.


Ku po shkojmë, është e kundërta. Duke qenë se njerëzimi nuk e zgjidhi kurrë dilemën çfarë uji t’i japë gomarit, unë kam vendosur të bëj atë që është e drejtë. Gomari jam unë, se unë mbaj ngarkesën”, – u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Skandali me të dhënat, Lubonja: Treguese e aktivitetit kriminal të rilindasve

Kreu i qeverisë deklaroi se në “Air Albania” nga sot, krahas bluzave të bardha, do të vaksinohen të moshuar që janë personalitete. Dhe, për 1 mijë të moshuar dhe stafe të azileve në vend, procesi i vaksinimit do të mbyllet këtë javë.

Rama bëri të ditur se nesër procesi i vaksinimit do të shtrihet, krahas Tiranës dhe Shkodrës, edhe në Vlorë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas