Aktualitet

Rama: Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:48 - 19/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook, shprehet se brenda muajit mars, do të jetë vaksinuar çdo mjek e infermier në vend.





Kreu i qeverisë shkruan se 140 shtete, mes tyre edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksine, ndërsa ne vazhdojmë me vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror.


Statusi i plotë




140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre😊


Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve❤️

Lexo edhe :  "Rama refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve" - Ilir Babaramo: Ndërpreu intervistën

Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut😷

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas