Kryesocialisti Edi Rama duke folur në mitingun për çeljen e fushatës së PS tha se ne po punojmë ndërsa ata vetëm akuzojnë “vjedhje, vjedhje, vjedhje”. Rama përmendi si investimet më të rëndësishme, landfillin e Sharrës, Lungomaren në Vlorë, etj.
Pjesë nga fjala e Ramës në miting:
Ne jemi forca e padiskutueshme udhëheqëse në çdo bashki të Shqipërisë. Ne duam një vend normal demokratik dhe ata (opozita) duan vetëm pushtet. Sot është 1 qershori dita e fëmijëve dhe ardhmërisë që duam të ndërtojmë për ta. Rruga e vështirë që kemi zgjedhur është në fakt detyrimi ynë ndaj fëmijëve të këtij vendi. Këto zgjedhje janë të braktisura nga kundërshtarët tanë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet. Kanë frikë nga gjykimi i popullit prandaj sduan zgjedhje. Sot nga kjo maratonë ju them çdo shqiptari të mendohen dy herë para se ti bien me kokë gurit themelor të sistemit demokratik.
Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratrike kur pengohen ata të hyjnë në zgjedhje jo kur ata duan vetë të mos marrin pjesë.
Shihni ku ishim vetëm 4 vite më parë dhe ku jemi sot. Shihni çfarë bënë ata me Shkodrën dhe shihni çfarë bëmë ne me Vlorën. Do të jesh komplet qorr për të mos bërë dallimin mes verbërisë së tyre dhe vizionit tonë që ka rikthyer shpresen kudo ku ne kemi qeverisur. Ata shaj dhe akuza ne puno e rindërto. Shikoni sot Sharrën që në kohën e tyre digjeshin në lumë, dhe na akuzojnë se pse e kemi kthyer në impiant modern. Vjedhje, vjedhje, vjedhje, thonë ata kudo ku kemi investuar ne.
/MAPO.al
*LIVE nga ERTV-ja, mitingu tek parku olimpik i Tiranës