Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare. Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka cituar fjalët e profetit, i cili thotë që “Mos shkoni atje ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni“.
‘Gjëja më e thjeshtë, më e saktë, më e bukur që mund të lexosh për të marrë ato këshillat për epideminë janë fjalët e profetit: Mos shkoni atje ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni. Është thelbi. Realisht gjërat që njerëzit duhet t bëjnë është që kush ka ardhur nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, mund të mos ketë asnjë shenjë por duhet të rrijë 2 javë. Kush nuk ka shenja nuk ka nevojë të karantinohet sepse nuk është e thënë që të ketë korona. Gjëja që duhet përsëritur është që më të kërcënuarit janë të mëshuarit dhe të sëmurët”, – shkruan Rama.