Në këtë Ditë Vere, krerët e politikës, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zgjedhur të vizitojnë Elbasanin. Kryeministri Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i Qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, teksa ka ecur në këmbë përgjatë Bulevardit kryesor të qytetit. Po ashtu në Elbasan ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zhvilloi takim me disa qytetarë.
Kjo atmosferë nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama bashkë dhe me urimin për ditën e Verës: “Gëzuar ditën e Verës nga Elbasani. Është një vit i veçantë edhe për Ditën e Verës. Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17”. Në fakt, batuta e Ramës është tepër domethënëse edhe mund të rezultojë thumbuese njëkohësisht për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit njoftoi disa ditë më parë se festimet për Ditën e Verës në kryeqytet do të zhvillohen të dielën pasi në Tiranë do binte shi me gjyma gjatë gjithë ditës së enjte.
Mirëpo, krahas batutës, Rama ka dekonspiruar planin e tij të përbashkët me Veliajn se pse u shty festa në Tiranë. Të shtunën më 16 mars, opozita do protestojë para Kryeministrisë për largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme. Dhe për shumë analistë festimet e 17 marsit më tepër ngjasojnë si një antimiting i maxhorancës.
Prandaj dhe batuta e artikuluar nga Rama sot se Basha “do festojë” të shtunën e 16 marsit duke iu referuar protestës, ndërsa një ditë më pas festa është e Veliajt, tregon qartë se kryeqytetit iu sakrifikuan festimet dhe iu mohua Dita e Verës për interesa politike. Dhe “kurban” u bënë pikërisht qytetarët, ndërsa kryebashkiaku u shndërrua në “lolo” dhe patericë e pushtetit që kërkon të “nxjerrë muskujt” duke shfrytëzuar festat zyrtare.
LEXO EDHE:
Elbasani vijon traditën, mijëra qytetarë për Ditën e Verës (VIDEO)
Pse Veliaj po imiton Fatos Nanon me festimet e Ditës së Verës?
Etiketa: 14 marsi, dita e veres, Edi Rama, Elbasan, Erion Veliaj, Lulzim Basha