Aktualitet

Rama-deputetëve të opozitës: Falë jush bëmë ato që s’do i kishim bërë me Monikën dhe Lulin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 29/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për opozitën parlamentare sot nga foltorja e Kuvendit, pasi ishte rrëzuar dekreti i presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor, ku disa deputetë nga radhët e listave të PD dhe LSI, edhe sot bashkuan votat me mazhorancën.


Rama tha se me opozitën që ndodhet në ulëset e Kuvendit, PS ka bashkëpunuar mirë, duke bërë, siç tha ai, ato që me opozitën reale që dorëzoi mandatet e deputetëve, nuk do t’i kishte bërë dot.


Kjo frazë mjafton për të zbuluar atë që në qarqet mediatike dihet prej kohësh tashmë, pakti i mazhorancës me disa prej deputetëve të opozitës parlamentare, për të kaluar ligjet me shumicë të cilësuar votash.



“Ilir Meta sot sfidoi Parlamentin, e sfidoi me integritetin e këtij Parlamenti, sepse sipas tij ky Parlament nuk ka legjitimitet për të bërë punën e tij. Sepse sipas tij, ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin këtu, ju kemi sjellë unë me Taulant Ballën në bashkëpunim me disa alienë, ju kemi gjetur në Hënë, në Mars dhe ndonjërin këtu e kemi gjetur në Jupiter. Ju që jeni këtu, keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Këta të dy kanë firmosur për ju.


Lexo edhe :  67-vjeçari ndërroi jetë teksa po thyente paratë, MAPO sjell pamjet e para nga ish-blloku

Madje ka më keq akoma, për disa prej jush ka formosur Doktor Peço Vasili, keni ardhur me recetë të Peço Vasilit. Sipas Metës, ju nuk ekzistoni, por sipas meje jeni një aksident i dobishëm në këtë sallë, sepse falë jush ne kemi arritur të bëjmë atë që s’do kishim bërë dot nëse këtu do ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre që nuk duan zgjedhje. Luli është në pritje që biologjia të bëjë rotacionin, pra për arsye biologjike, moshe, të frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, apo përpunimit të ushqimeve, unë të largohem si pasojë e biologjisë“, u shpreh Rama.


 

LEXO EDHE: 

Tronditja e eurodeputetëve – Rama: Janë të shfrytëzuar dhe keqtrajtuar qëllimisht


Etiketa: , , ,

Pas