Aktualitet

Rama-deputetëve të PS: Mos kini iluzione, zgjedhjet më 30 qershor






               Publikuar në : 11:35 - 20/05/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e PS grupin parlamentar të Partisë Socialiste me fokus situatën politike dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.


Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por MAPO ka mësuar se kreu i qeverisë është përqendruar në fjalën e tij pikërisht te zgjedhjet. Rama mësohet të jetë shprehur se askush nuk duhet të ketë iluzione dhe të pretendojë se zgjedhjet do të shtyhen, pavarësisht nga bojkoti i paralajmëruar i opozitës.

Sipas tij, data 30 qershor do të jetë ditë zgjedhjesh në Shqipëri, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët si dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit.

“Askush mos të ketë iluzione se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje. Detyra e çdo deputeti është të përçojë mesazhin se zgjedhjet do të bëhen. Duhet të ketë sa më shumë pjesëmarrës në zgjedhje. Shkoni në bazë dhe punoni me njerëzit”, mësohet të jetë shprehur Rama, duke përsëritur edhe masat ndëshkimore për këdo që do tentojë të prishë zgjedhjet. Pak ditë më parë kryeministri paralajmëroi mbështetësit e opozitës se s’do shkelin kurrë në BE dhe SHBA nëse shkaktojnë probleme gjatë votimit.

Gjithashtu, kryeministri ka porositur për nisje e përgatitjeve në funksion të fushatës elektorale. PS pritet të çelë zyrtarisht fushatën më 31 maj në Pallatin e Kongreseve.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas