Aktualitet

“Rama dëshiron të ikë Salianji”/ Berisha: Vendos Kryesia dhe Basha, askush tjetër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:54 - 26/10/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vendosin forumet e partisë dhe askush tjetër.


Duke komentuar akuzat në rrjet se vendimi i komisionit të PD ka lënë të kënaqur kryeministrin Edi Rama, Berisha thotë se festa e kryeministrit është e parakohshme.


Asnjë instancë, asnjë forum, nuk operon dot jashtë gabimeve. Por në tërësinë e vet ai ka bërë një punë të admirueshme. Ka një gjë themelore për çdo forcë politike. Ka një kriter që ai është gjithmonë kriteri i drejtimit të partisë politike. I organeve drejtuese të partisë politike. Ky është kriteri politik.



Në këtë kontekst natyrisht fjalën përfundimtare apo listën përfundimtare të deputetëve të PD është pa asnjë mëdyshje vepër e kryesisë së PD, kryetarit dhe Këshillit Kombëtar të saj. Në vendin ku primare janë më të konsoliduara se kudo tjetër në fund pastaj, voton konventa për kandidatin përkatës të partisë të dhënë. Dhe në konventë mund të paraqiten dy kandidatë dhe ai që merr vota më shumë zgjidhet si kandidat kryesor”– tha Berisha.

Lexo edhe :  Berisha: Një vit pas tërmetit, asnjë ndëshkim për vdekjen e qytetarëve

Me humor shkruan një shikues se Edi Rama thotë më mirë Saliu dhe Salianji, tani që ka ikur Salianji çfarë do bëjë Saliu…


Sali Berisha: “E para ka dëshirë të ikë Salianji, por janë forumet e partisë që vendosin për Salianjin. Nuk vendos as Edi Rama dhe as Sali Berisha. Është festë e parakohshme e Edi Ramës”.

I pyetur se ku do të kandidonte si deputet dhe nëse ishte Qarku i Tiranës, Berisha tha duke qeshur: “Top sekret”.

Deklarat ish-kryeministri i bëri në emisionin “Hard talk nga Roland Qafoku”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas