Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri e ka nisur këtë të mërkurë me foto nga zonat ku janë ndërtuar inceneratorët në Elbasan, Durrës e Fier. Më tej, ai shkruan se mezi po pret të dëshmojë në komision.
Mirëmëngjes dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë
*Sot në 12:00 do të dëshmoj para Komisionit Hetimor Parlamentar – Live FB
Mezi po pres”, shkruan Kryeministri.
Rama është akuzuar vazhdimisht nga opozita si personi kryesor në këtë aferë.
Një ditë më parë, në komision dëshmuan edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi dhe deputeti Alqi Bllako.