Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video tepër të shkurtër, në sajë të së cilës tregon kantierin ku po punohet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.
Në 60 sekonda të shoqëruara me muzikë me çifteli, e cila është tradicionale e zonës, Rama pretendon se po tregohet transparent dhe se është një kryeministër që i mban premtimet.
Risjellim në vëmendje se kreu i qeverisë ka premtuar që Aeroporti i Kukësit do të jetë gati shumë shpejt, e në nota ironie gjithashtu ka deklaruar se do të kthejë emigrantët kuksianë në vend me ndërtimin e tij, duke i sjellë kësisoj vota edhe partisë rivale, PD-së.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:
MIRËMËNGJES dhe me këto 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, ju uroj një të dielë të mbarë