Kryesore

Deti me Greqinë, Basha: Marrëveshje të fshehta në kurriz të shqiptarëve, Rama: Mos u nxeh







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:11 - 28/08/20 |
mapo.al

Vazhdojnë replikat midis Kryeministrit, Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha lidhur me çështjen e zgjerimit me 12 milje te Greqisë në Detin Jon.


Rama i është përgjigjur Bashës, duke i kërkuar që të mos nxehet, por kreu i PD-së ngre alarmin për marrëveshje të fshehta në kurriz të shqiptarëve.


Je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve“, – i drejtohet Basha kreut të qeverisë, i cili thotë se: Ti mos bëj sikur nxehesh, se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!



Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…“, – i kthehet Basha Ramaës.


Reagimi i Bashës:


Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.

Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…

Statusi i Ramës:

Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh, se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!

Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot

 

LEXO EDHE:

Çështja e detit/ Rama-Bashës: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me dërdëllitje prej rrugaçi, trego çfarë po negocion me Greqinë


Etiketa: , , ,

Pas