Në Tiranë, më 25 maj do të jenë përballë Roma dhe Feyenoord, dy skuadrat me tifozëritë më të zjarrta në Evropë.
Është mësuar çifti finalist i Conference League.
Roma fitoi 1-0 ndaj Leicester, teksa ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 1-1. Ndërsa Feyenoord barazoi 0-0 me Marseille, teksa kishte takimin e parë e kishte fituar 3-2 në Holandë.
Ishte Abraham ai që shënoi për Romën në minutën e 11-të, pas një goditje nga këndi. Sulmuesi i ardhur nga Chelsea realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Schmeichel.