Aktualitet

Rama dhe Meta, homazhe për ish-kryeministrin Bashkim Fino














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:09 - 29/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë zhvilluar homazhe në Pallatin e Kongreseve, në nder të deputetit socialist dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë sot, pasi ishte prekur nga koronavirusi.






Kryeministri ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve.


<
>
Rama homazhe4 Rama homazhe3 Rama homazhe2 Rama homazhe1

Më herët, homazhe kreu edhe presidenti Ilir Meta. Presidenca uli flamurin në gjysmë shtizë në nderim të ish-kryeministrit Fino, ndersa kreu i shtetit e konsideroi humbje të madhe ndarjen nga jeta të deputetit socialist.







<
>
Meta homazhe8 Meta homazhe7 Meta homazhe6 Meta homazhe5 Meta homazhe4 Meta homazhe3 Meta homazhe2 Meta homazhe1 Rama homazhe Meta homazhe

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!“, shkruajti Meta në Facebook.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy



Ish-kryeministri dhe deputeti socialist Bashkim Fino do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 16:00.



29 marsi u shpall ditë zie kombëtare nga Qeveria, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale.

1


Etiketa: , , , ,

Pas