Editorial

Rama dhe teoria e tokës së djegur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:20 - 20/10/20 |
Mapo.al

Nëse ka sot një gjë për të cilën bien krejtësisht dakort pjesa dërrmuese e opinionit publik, ekspertëve apo institucioneve ndërkombëtare, është ajo se, koncensionet janë të ekzagjeruara, pa efekt, abuzive dhe e kanë goditur ekonominë tonë në zemër.


Kanë rritur borxhin, kanë qënë selektive, u janë dhënë një grupi miqsh dhe klientele.


Kemi koncensione ku privati nuk ka investuar pothuajse asgjë, teksa nga arka e shtetit ka marrë miliarda.



Pas mpiksjes së kësaj ideje, se këto forma dhe mekanizma po i marrin frymën vendit, pritej që Edi Rama të reflektonte.


Dhe ai ka bërë padyshim një lëvizje në këtë drejtim. Vetëm se ka menduar që t’i shtojë koncensionet dhe barrën e tyre, në buxhetin e vitit të ardhshëm.


Kjo nuk është më një kokëfortësi.

As një formulë në të vërtetë suksesi, por e keqkuptuar në publik.

Eshtë provuar tashmë se është thjesht ndarje plaçke.

Dhe në vitin e fundit të qeverisjes, rilindja e ka ndarë mendjen të ndajë edhe më shumë plaçkë.

Vlera e koncensioneve për 2021 pritet të shkojë sa gjysma e GDP, sipas njohësve të fushës.

Kjo do të thotë se me kontratat e reja, ekonomia rrëgjohet përfundimisht dhe futet në një kurs shkatërrimi të plotë.

Lexo edhe :  U mbars mali e polli një draft

Shumica e njerëzve në këtë vend janë të bindur se Edi Rama do të marrë një goditje shembullore në zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë mesa duket e di mirë edhe ai.

Po në vend se të merrte vendime që do ta ndihmonin për të korigjuar sado pak imazhin e renduar të 7 viteve, ai po fut në ekonomi bomba të tjera.

Duke ndjekur kësisoj, pa asnjë vramendje, teorinë e tokës së djegur.

Pas meje u bëftë qameti.

Eshtë padyshim kjo një përpjekje tjetër elektorale, si shumë sosh. Me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, të rregullave të lojës, me prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit, me transferimin e votuesve e të tjera marifete.

Por çuarja e gjysmës së ekonomisë së vendit në disa pak duar për të furnizuar kësisoj makinën e tij zgjedhore është një lojë e rëndë, me pasoja dhe në kurriz të vendit e njerëzve.

Kurajo e madhe duhet për të bërë krejt të kundërtën e asaj që është e këshillueshme, apo për të thelluar atë që është konsideruar abuzive.

Po sa më i madh zullumi, aq më i lehtë do të jetë nesër gjykimi i tij.

 


Etiketa: , , ,

Pas