Aktualitet

Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e FA














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 18/09/21 |
mapo.al

Në mbledhjen e parë të qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.






Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve të Forcave të Armatosura.


Një pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e qeverisë ishte edhe “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Rama bëri me dije se do të ketë trajtim të veçantë për fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Gjithashtu në këtë kategori do të futen edhe fëmijët e stafeve mjekësore që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Këta fëmijë, sipas kryeministrit do të marrin rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç.







Rama premtoi gjithashtu edhe ndryshim të qasjes në komunikimet me median.

Lexo edhe :  Integrimi, Merkel: BE s'duhet të nxjerrë kushte të reja, mirëkuptoj zhgënjimin


“Agjencia e qeverisjes qëndrore. Ne gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me qeverisjen, publikun dhe qëndrimin e publikut dhe mediat me interes publik. Në funksion të përgatitjes së qëndrimeve përmes anketimeve të opinionit publik mbi çështje të rëndësisë së veçantë dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjes së qeverisë. Këto janë katër vendime që adresojnë nevojën për të ngritur në nivel tjetër marrëdhëniet mes qeverisë dhe qytetarëve.



Të jetë pranë atyre që janë në nevojë duke e nisur nga pika më e dobët që janë fëmijët jetimë për shkak se prindi është vetëmohuar për të tjerët. Nevojën për ta çuar në nivel tjetër transparencën me publikun dhe median të aktivitetit tonë. Dhe patjetër një akt jo vetëm simbolik në adresë të sportistëve, kampionëve pavarësisht se ku janë në Shqipëri apo në Kosovë për të cilët do krijohet një platformë që të ndihen të mirëtrajtuar edhe kur nuk janë më pjesë e kompeticioneve sportive,” u shpreh kryeministri.

37


Etiketa: , ,

Pas