Aktualitet

Rama: Do heqim taksën për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:59 - 04/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama tha se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029.


Kryeministri Rama deklaroi për “Opinion” se po shikohet dhe analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së. dhe se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029.


“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë se mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël, çdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë dollarë xhiro do t’i heqim taksat deri në vitin 2029.


Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029 dhe heqjen e tatimi fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Parlament dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim fitimin. Dhe deri atë ditë do të jemi të qartë”, tha Kryeministri.


 Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Probsabilisht po, por do ta kalkulojmë deri në fund”, tha Rama

 


Etiketa: , ,

Pas