Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale tha se qeveria ka marrë një iniciativë të re për të ndëshkuar korrupsionin. Ai fton studentët që të denoncojnë pedagogët me fakte dhe për këtë do të shpërblehen me bursa.
Statusi i Ramës:
Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!