Kryeministri Edi Rama do të jetë në mesin e personave që do të vaksinohen të parët në Shqipëri, sot në stadiumin “Air Albania”.
Në konferencën për median, Rama tregoi arsyen pse do të vaksinohet i pari.
“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm. Nuk do dëshiroja t’i zija radhën askujt nga ata që duhet ta bëjnë më parë, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Vaksina nuk është e detyrueshme, askush nuk është i detyrueshëm ta bëjë me pahir por është e këshillueshme.
Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, e për t’i thënë të gjithëve që dokrrat me manipulimet e geneve“, u shpreh Rama.
Ndërsa sa i takon ministrave, Rama tha se ata nuk do të jenë në vijën e parë të personave që do të vaksinohen të parët.
“Anëtarët e ministrat janë si gjithë të tjerët. Ministrja Manastirliu nuk ka pse ta bëjë para nënës së saj. Unë do ta bëj siç kanë bërë kolegët e mi”, tha Rama.
LEXO EDHE:
“Keni Edi Ramën kryeministër”/ Rama në delir: Arsyeja pse morëm vaksinën
Vaksinimi, Rama: Pse s’e tregoj shtetin që na i dha, BE mendoi vetëm për veten