Sunday, October 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama me dronin e Kosovës në Beograd

by mapo.al
11/11/2014
in Arkiva 2
0

Sarben-vataerbët e krisur të paktën, sigurisht që do të kenë një “argument” më shumë tani pas vizitës së djeshme të Edi Ramës në Beograd, për ta akuzuar atë si organizator të shfaqjes së dronit me flamur mbi stadiumin “Partizani” në kryeqytetin serb gati një muaj më parë. Rama kryeministër përdori Kosovën si “dron” që e lëshoi papritur përgjatë atmosferës edhe ashtu të tensionuar në pallatin kryeministror, ndërsa vëllai i tij Olsi u etiketua nga qeveria serbe si ideatori i dronit mbi stadium më 14 tetor, ndërsa luante Kombëtarja e Serbisë me tonën. Homologu serb i Ramës me të vërtetë nuk e priste që Rama të fliste me gazetarët për Kosovën, dhe Rama me deklaratën e papritur i shërbeu në fakt politikisht kryeministrit Vuçiç dhe atyre që mbështesin teorinë që shqiptarët nuk iu përmbahen marrëveshjeve dhe praktikave diplomatike e atyre të mikpritjes. Por takimi i Ramës në Beograd nuk mund mbetet vetëm në këtë “incident”.

Ndryshe nga sa pritej, Rama nuk shpjegoi se përse e shtyu vizitën e planifikuar më 22 tetor. Rama nuk ishte ai i Nju Jorkut, ku i nxitur ndoshta nga reagimet në rrjetet sociale apo dhe qëndrimi atje për disa ditë në kohën e dhunës ndaj shqiptarëve, foli me tone të forta nacionaliste. Dje në Beograd, Kryeministri i qeverisë shqiptare nuk tha asnjë fjalë për Balën e futbollistë të tjerë shqiptarë që u dhunuan në stadium nga policë dhe persona në kërkim për dhunë e racizëm ndaj shqiptarëve. Ky duket të ketë qenë “pazari” i Ramës me kryeministrin Vuçiç për realizimin e vizitës.



Kosova duket se ishte pika e dytë e rëndësishme për të cilën serbët janë dakord që të mos përmendej, ndërsa palët bënin gati axhendën e takimeve. Shumëkujt në Tiranë e Prishtinë mund t’i jetë dukur ndonjë trimëri e Ramës, që tha se Kosova është e pavarur. Për të qeshur në fakt, sepse këtë e thonë politikanët e Prishtinës sa herë takohen nëpër Europë e SHBA me serbët. E këtyre ua thonë më shumë se gjysma e qeverive në botë. Ndryshe do të kishte qenë nëse Rama do të thoshte në mes të Beogradit se “Kosova është Shqipëri”. Në këtë rast të gjithë, pavarësisht pëlqimeve apo përkatësive politike, do ta kishim mbështetur pa asnjë mëdyshje Edi Ramën.

Rama shkoi në Beograd për interesa të veta politike, siç ia përmendi edhe Vuçiç në replikat e tij, por nuk shtoi asnjë kredit; as brenda dhe as jashtë vendit.

Ai u përpoq të paraqitej si europianist, por u akuzua si provokator. Shkoi për të dënuar dhunën e sharjet masive raciste ndaj shqiptarëve, por nuk foli asnjë fjalë e nuk kërkoi dënimin e autorëve nga drejtësia serbe. Nënshkroi dy-tri marrëveshje, që shumë mirë mund t’i firmosnin ministrat e tij, dhe asgjë më shumë. Ftoi Vuçiçin të luajë basketboll në Tiranë dhe mori një refuzim të pastër diplomatik. Tensionoi më tej atmosferën në një konferencë të trazuar shtypi dhe nuk mori as shtrëngimin e duarve të kryeministrit serb në fund të saj. Për ata që mbajnë mend vizitat e Ilir Metës në Serbi, kujtojnë se ato ishin ku e ku më të mira sesa kjo e Edi Ramës.

 

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

19/04/2023
25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar
Arkiva 2

25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

18/04/2023
25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

17/04/2023
Next Post
Antologjia e të vrarëve e Visar Zhitit

Antologjia e të vrarëve e Visar Zhitit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In