Gjatë turit “Bashkia që Duam” në Durrës, Edi Rama u ndal në prioritetet e qeverisë së tij për turizmin. Rama theksoi se Durrësi është transformuar plotësisht. Ai përmendi një investim në rrjetin energjetik prej 10 milionë euro të sapo përfunduar në Gjirin e Lalzit. Kryeministri u shpreh se në këtë zonë që ka rritur ndjeshëm kapacitetin turistik, nuk ishte investuar prej vitit 1967. Rama u ndal edhe tek investime dhe ndryshime të tjera që janë bërë në qytetin bregdetar, ku tha se falë këtyre, Durrësi është përditë e më shumë një atraksion turistik. Shefi i qeverisë përmendi monumentin e Sfinksit, si simbol të ndryshimit. Para kësaj, tha ai, kishte vetëm një vend për foto, që ishte Torrja.
Kryeministri nuk i ka kursyer kritikat për mediat, kadrinjtë, sic i cilësoi, që nuk fokusohen tek zhvilimet dhe ndryshimet pozitive në vend. Ai tha se televizionet fokusohen tek lajmet që krijojnë sekëlldi dhe stres. Si shembull solli raportin e Bankës Botërore, që sipas tij theksonte se gjysma e numrit të vendeve të reja të punës në rajon, i përkasin Shqipërisë. Por, u shpreh Rama, kjo nuk del në media.
Rama ironizoi lëvizjet e opozitës, kur tha se duke folur për mediat italiane, u kishte pohuar se në Shqipëri, vec të tjerash do të gjejnë edhe protestues profesionistë, që mblidhen cdo të enjte, lënë punën në bashki dhe dalin në rrugë./MAPO.AL/