Peter Tiede, gazetari që tronditi politikën shqiptare me publikimin e 32 përgjimeve audio ku provohej manipulimi i zgjedhjeve në Dibër dhe Durrës, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se ka nisur procesi gjyqësor kundër gazetarit të BILD.
Tiede ka replikuar te postimi i kryeministrit duke e pyetur atë se cila është akuza për të cilën e ka hedhur në gjyq. “Për çfarë më akuzoni mua? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?“, shkruan Peter Tiede.
And what do you accuse me? The publication of real audio tapes? @bild
— Peter Tiede (@PeterTiede) June 25, 2019
Më herët, kreu i qeverisë shkroi në rrjetin social Tëitter se i kishte dorëzuar prokurën një prej avokatëve gjermanë më të mirë, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtët në vend, i cili për një orë merr 750 euro.
LEXO EDHE:
Merr 750 euro në orë, ja avokati gjerman i punësuar nga Rama