Aktualitet

Rama e ironizoi në miting, reagon Klevis Balliu: Ti më 30 qershor…






               Publikuar në : 21:44 - 16/06/19 |
mapo.al

Ditën e sotme gjatë takimit elektoral që zhvilloi në Pogradec, kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke etiketuar Fahri Baliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliun.


Rama tha se “sipas fallxhores, Fahri Balliut i është thënë se Klevisi do të bëhet Ministër i Drejtësisë”.
Pas kësaj, ka reaguar ish-deputeti, Klevis Balliu,i cili në një postim në ‘Facebook’ i ka treguar edhe një herë se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

“KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC

Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër.

Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka shkruar ai.


Etiketa: ,

Pas