Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama e largoi nga Elbasani, Balla prezantohet në Fier si drejtues politik

by mapo.al
15/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u prezantua sot si drejtues politik i PS për qarkun Fier. 

Në fjalën e tij Balla tha se Fieri është Qarku ku PS ka më shumë detyrime se në shumë qarqe të tjera dhe është qarku nga ku buron mbështetja më e madhe për Partinë Socialiste.



Gjithashtu, Balla tha se do të vijojë puna bashkë me grupin e deputetëve, me kryetarët e bashkive për të përmbushur të gjitha angazhimet që ne kemi marë.

Deklarata për mediat

Si ju duket baza e PS në Fier edhe pse prej kohësh ështrë cilësuar si bastion I Partisë socialiste në këtë qytet?
Unë e thash që ditën e parë që u shpall vendimi në Asamblenë kombëtare që secili prej nesh Antarëve të Partisë Socialiste e ka ëndërr që në një moment të karrierës së tij të jetë drejtuesi politik për PS në qarkun e Fierit. Është qarku ku PS e shqipërisë ka më shumë detyrime se në shumë qarqe të tjera dhe është qarku nga ku buron mbështetja më e madhe për Partinë Socialiste.

Është përgjrgjegjësia më e madhe sepse ne jëmi shumë borxhli ndaj popullit të nderuar të qarkut të Fierit , duke filluar nga Mallakastra, roskovec , Fier, Patos, natyrshëm në 2 bashkitë, në lushnje dhe Divjakë. Unë sot jam këtu dhe do jem çdo javë sepse kështu e kam unë zakonin e punës . E sigurtë është që ne do punojmë bashkë me grupin e deputetëve, me kryetarët e bashkive për të përmbushur të gjitha angazhimet që ne kemi marë. Janë më shumë se 92 mijë banorë të këtij qarku që na kanë dhënë besimin e tyre me votë të vlefshme sepse nëse fusim edhe votat e pavlefshme është një numër edhe më i madh dhe natyrshëm ne do të vazhdojmë të rrisim vëmendjen e qeverisë. Investimet në Fier kanë qenë të mëdha dhe do të vazhdojnë të jenë të atilla.

Vëmendja e qeverisë për fierin si një nga qarqet me ekonominë më të madhe në vend do të vazhdojë të jetë . Unë do synoj të ndërtojmë një marrëdhënie shumë të fortë mbështetëse për sipërmarrjen e fierit. Komuniteti i biznesit të fierit ka një nivel të lartë të pagesës dhe detyrimeve që burojnë nga aktiviteti I tyre, por natyrshëm që edhe roli i një deputeti dhe i një drejtuesi politik është të krijojë një lobim në mbështetje të qytetit të Fierit.

Gjiknuri pak më parë tha që do të ketë një analizë në lidhje me rezultatin e zgjedhje për qytetin e Fierit sepse kryetari i nuk është i kënaqur me ato. A është kjo e vërtetë?
E para ne kemi miratuar një kalendarë në kongresine PS në 12 Qershor, ku jemi duke ecur me pjesën e parë, me atë të vlerësimit. Nuk ishte mbledhja e sotme për të vlerësuar dhe për të bërë një analizë të rezultateve për secilën prej bashkie, njësie administrative dhe mbi të gjitha atë të nivelit bazë atë të organizatës së partisë socialiste. Në momentin që unë do ta kem mbyllur këtë analizë do jem në gjendje të them ku jemi më mirë, ku jemi më dobët dhe ku duhet të përmirësohemi. PS e Shqipërisë në qarkun fier është e rëndësishme të theksohet që ka marë një rezultat të mirë.

Kemi pas një objektiv më të lartë, i cili është vendosur pas zgjedhjeve të vitit 2017, por përsëri unë mendoj që ne kemi marë një mbështetje shumë të madhe në këtë qark edhe në vitin 20121. Kështu që këtë pjesë ma lini mua dhe do të ecim hap pas hapi. Ju si media vendore jeni aleatët më të rëndësishëm të një pune që duhet ta bëjmë në funksion të asaj që thash më parë.Kam ardhur në Fier për të rritur më shumë vëmendjen e qeverisë, parlamentit ndaj Fierit dhe jam shumë i kënaqur që vij të drejtoj partinë Socialistë të Fierit pasi atë e ka drejtuar prej 12 vitesh me radhë përsonaliteti më i rëndësishëm i PS, Gramoz Ruçi

Do jeni në një linjë me Gjiknurin në ndryshimet në strukturat e Partisë Socialiste të Fierit?
Ne kemi sipas rregullave të vendosura në statutin e PS një kryetar Organizate, pra që drejton një qendër votimi dhe nëse ka marë një rezultat më të vogël se ai pararendës zëvendësohet.

Mendoni se duhet të punoni fort për të zëvendësuar Ruçin?
Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm. Unë do të bëj më të mirën.

Tags: Drejtues PolitikEdi RamaElbasanFierTaulant Balla

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Ushtarët amerikanë që nuk do të vaksinohen mund të pushohen nga puna

Ushtarët amerikanë që nuk do të vaksinohen mund të pushohen nga puna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In