Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar historinë e Gazmir Sutës, nga Lezha, i cili prej 8 muajsh ishte i papunë.
Me adresimin te Zyra e Punës, Gazmiri ka gjetur punë në një fabrikë peshku me një rrogë prej 400 mijë lekësh.
MIRËMËNGJES dhe me Gazmirin që ka nisur punë në një sektor që po rritet çdo vit dhe presim të ketë një zhvillim të konsiderueshëm në tre vitet e ardhshme, ju uroj një javë të mbarë.