Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta urojë duke publikuar disa foto nga kulla e ndërtuar në Parkun e Divjakës.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me pamjet e KULLËS 360G që mundëson fushëpamjet më fantastike mbi Parkun Kombëtar të Divjakës, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Për ndërtimin e kësaj kulle brenda parkut, Top Channel, ka transmetuar dy kronika, në datat 8 dhe 10 maj. Në kronikën e parë, theksi vihej tek betoni që hidhej për ndërtimin e kësaj kulle ndërsa pjesë e saj ishte edhe zëri i ekologjistëve të cilët shpreheshin kundër ndërtimit të saj.
Kronikat e publikuara nga Top Channel sa i takon Divjakës, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit të PS-së, Erion Braçe, ndërsa kjo është komentuar si një përplasje Braç-Blushi.
Postimi i Ramës
Kronikat e Top Chanel