Në kushtet kur nuk ka më shtretër për të prekurit nga covid, dhe kur skenari 2, siç u quajt me spitalet rajonale rezultoi jo frytdhënës duke qënë se i Durrësit u mbush menjëherë, në këto rrethana kur pandemia nuk po përballohet më, Edi Rama më në fund e ka kuptuar se spitalet dhe shëndetësia jonë nuk janë më mirë se në Gjermani apo Belgjikë, por për këtë, sërish e ka fajin Saliu.
Kur virusi mbërriti në vendin tonë, të gjithë, po sidomos opozita i kërkoi të merrte masa. Të hapte spitalet rajonale, të forconte rolin e mjekut të familjes, të shtonte testimet, gjurmimet, dhe izolimet e duhura në kohë.
Kryeministri atëhere qe i zënë me lojën e tij të preferuar, me propagandën.
Merrte orë të tëra duke folur e predikuar, duke këshilluar qytetarët të lajnë duart.
Erdhi një moment që ai u hodh edhe në sulm ndaj kritikëve, duke i akuzuar si panikndjellës, dhe tha për disa javë me radhë, se spitalet që ai kish bërë, dhe shërbimi që ofronte, ishte si në Gjermani, e ku e ku më mirë se në Belgjikë.
Ai tha se andej nga Europa, të sëmurët dergjeshin në koridore.
Sot situata ka dalë jashtë kontrollit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin.
Masat që qeveria mori ishin më së shumti fjalë dhe luftë ndaj kundërshtarit.
Tani që s’ka më shtretër dhe shifrat vetëm rriten, Rama më në fund e ka pranuar në një status sot në Facebook se ajo çfarë ai ka bërë, nuk mjafton.
Por sërish sipas tij, fajin e ka Saliu. Sepse i la spitalet në gjendje katastrofike.
Fajëson Saliun, fajëson perendinë për shirat, për borën, fajëson natyrën, fajëson Bashën, fajëson Andi Bushatin, fajëson mediat, fajëson BE-në, fajëson këdo, vetëm që të mos pranojë dështimin.
Dhe sërish kërkon pushtet. Kërkon një mandat të tretë, me siguri për të gjetur të tjerë armiq, e për tia lënë përgjegjënë kujtdo tjetër, pos vetes.