Kryeministri Edi Rama, në konferencën online me në fokus zgjedhjet e 25 prillit, tha se do të ketë edhe kandidatë emigrant. Ai prezantoi Lavdrim Krashin nga Dibra, emigrant në Londër, që do të jetë pjesë e skuadrës së PS-së.
Krashi, në fjalën e tij është shprehur se dëshira është që tashmë përveç kontributit që ka dhënë në Britani, ta sjellë në vendlindje. Më tej, ai i thuri lavde ‘punëve’ që sipas tij, ka bërë qeveria Rama në vitet e fundit.
“Kam punuar si shërbëtor në sektorin publik të Bashkisë së Londrës. Unë ju tregova që dua që të angazhohem si anëtar në politikën shqiptare dhe fëmijët me japin mbështetje duke më dhënë kurajo për të vijuar për të dhënë kontributin tim për vendlindjen.
Këtu kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha në këto dekada, unë vij prej një qarku ku ndryshimet janë më të pakta dhe unë në këtë kuadër do të vlerësoja se mundësia që i jepet Dibrës përmes rrugës së Arbrit që është premtuar disa herë.
Tashmë kur shikohet se pjesa më e madhe është ndërtuar nuk do të ketë kënaqësi më të madhe që Dibra të jetë një aneks i aksesueshëm nga Tirana”, ka thënë ai.