Kryesore

‘Rama e Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar, Mogerini, armike e Kosovës’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:01 - 12/02/19 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuar në emisionin “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News. Kreu i ekzekutivit kosovar e konsideroi shefen për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës.


Ai tha se Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar.


Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të jetë më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i kanë bërë dëm BE-së, e kanë shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa”. 


“Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90 përqind e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar”.


Haradinaj tha se nuk mund t’i jepet Serbisë veriu i vendit që ka një pasuri prej 500 miliardë dollarë.

Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjendë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliardë, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grackë në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre”.

 


Etiketa: , , , ,

Pas