Kryesore

Rama e vendos parinë të mbledhë topat jashtë fushe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:48 - 08/03/21 |
Mapo.al

Kryeministri Edi Rama pati një kumt të gjatë, të paqetë, me disa luhatje emocionale, përpara fillimit të mbledhjes së kryesisë, ku do të zyrtarizohet lista e emrave për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.





Çfarë u vu re mirë, ishte se kreu i PS, i pati mesazhet kryesore jo me publikun, por me elitën udhëheqëse të partisë së tij, të cilët i ka vënë në një sprovë ekzistence, duke i lënë në kufi të objektivave të tij. Edhe pse i ka caktuar si drejtues politik të qarqeve, njerëzit me më shumë peshë e që kanë ushtruar më shumë pushtet në këto 8 vite, i ka caktuar në limite, në vijën e kuqe.


Ku tha se do të qendrojë edhe vetë.





Problemi është se paria e rilindjes me këtë rrezikon shumë. Asnjë prej udhëheqësve nuk merr dot vota nominale, që të kalojë herësin e qarkut, e të shkojë në kuvend pavarësisht renditjes.



Përkundrazi, përpos revoltës masive në popull, ata kanë në kurriz edhe pakënaqësinë e vetë socialistëve, të cilët do të kenë rastin të hakmerren me figura që janë sjellë si bosa të mëdhenj, që nuk u janë gjendur, nuk kanë mbajtur fjalën, dhe me gjasë, nuk u kanë hapur as telefonin.

Lexo edhe :  Edi Rama citon basketbollistin Michael Jordan: Po punove fort ia del

Kjo do të sjellë automatikisht edhe rënien e motivit që ata kanë për të dhënë maksimumin në këto zgjedhje.

Edhe pse Rama do t’i mbajë nën presion, dhe me gjasë do t’u kërkojë të shkrijnë një pjesë të mirë të prikës që kanë vënë në pushtet, asnjëri nga ata nuk do të mund të merrte vetë me emrin e tij personal mesatarisht 10 mijë, ose më shumë vota, numër që ndryshon sipas qarqeve.

Ndaj dhe Rama sonte theksoi fort fjalën, skuadër. Skuadër që lufton në çdo repart, ku janë edhe ata që mbledhin topat jashtë fushe. Ata që mbledhin topat jashtë fushe, me shumë mundësi kësaj radhe do të jenë jo pak ministra, ish-ministra apo drejtues të lartë të mazhorancës.

Jo më kot, ai vuri në dukje projektin që ngjan shumë fantastiko-shkencor, të 88 mandateve, për të ngushëlluar prijësit e tij, se e kanë karrierën të sigurtë ngaqë të korrat do të jenë të mbara. Këtë shifër të Skenderbeut nuk e beson as Elisa Spiropali, e cila mundet të jetë e 17-ta ose e 18-ta në listën e Tiranës, ndërkohë që do të duhet të punojë shumë që në parlament të hyjnë maksimumi 15 ose 16 nga socialistët.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas