Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e ri në dikasterin e Arsimit dhe Sportit.
Në postin e zv/ministrit është emëruar Endrit Hoxha.
Bashkë me Hoxhën, Ministria e Arsimit bëhet me 4 zv/ministra. Aktualisht këtë detyrë e mbajnë edhe Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Albana Tole.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.