Kryeministri Edi Rama ka bërë një ndryshim në qeveri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ai ka emëruar zëvëndministrin e ri të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Detyrën e re e ka marë Hantin Bonati.
Vendim i plotë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA