Aktualitet

Rama është “bosi” i “Shoqërisë Piramidale” në kohën e virusit!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 03/05/20 |
mapo.al

Nga Aleks Martin Kapllaj


Ka shumë pikëpyetje dhe shumë kritikë për menaxhimin e situatës së emergjencës së koronavirusit nga Rama, por përgjigjen e shumë pyetjeve sesi është menaxhuar kjo situatë emergjence, e gjejmë te libri “Shoqëria Piramidale” e akademikut, Artan Fuga.


Kjo u pa me përqendrimim dhe menaxhimin individual të situatës, ku dështimet janë faj i të tjerëve, dhe arritjet i përkasin vetëm atij dhe forcimit të pushtetit dhe imazhit të bosit.


Ka shumë masa shtrënguese të izolimit që në fazat e para dhe shpallja e emergjencës kombëtare ishin të domosdoshme, për të vënë në funksion ingranazhet e strukturave shëndetësore dhe ekonomike e juridike në vend, për të gjurmuar virusin dhe kuruar të infektuarit dhe për të përballuar këtë fazë ekonomike, edhe pse shumë të vonuara.


Por kur këto masa janë të devijuara dhe të keqinterpretuara me qëllime politike, si marrja e lejeve me portale inefikase, si dhe leje qarkullimet në orare të ngushta dhe përqëndrimi i daljeve të sa më shumë qytetarëve në të njëjtat orare, të gjitha masat e karantinës janë të paefekt, përkundrazi janë të dëmshme dhe janë edhe arsyet e përhapjes së virusit.
Po pse e gjithë kjo?

Fuga në librin e tij thekson: “Bosi politik-shkruan Weberi, si njohës i mirë i historisë botërore ndër shekuj,- i ngjan paksa heroit në beteja ushtarake. Ai kërkon të rrisë prestigjin e tij përsonal në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Prestigji i tij përsonal, të mos e harrojmë, është imazhi i tij përsonal, që kur ngrihet lart përbën një mekanizëm.

“Bosi- shkruan pa dorashka Max Weberi- kërkon vetëm pushtet për vetë interesin e tij”.

“Ai psikoligjikisht është formuar nga vetë karriera e tij politike për të ndikuar personalisht ngjarjet dhe dinamikat sociale. Ai dëshiron ta shënjojë historinë me bëmat e tij, të lejë gjurmët e tij personale në histori. Karizma si veti psikologjike lidhet,-sipas Weberit, me egon e tij politike, vendosmërinë, kokëfortësinë, pëlqimin e vetes, si edhe me pasionin personal për të promovuar bindjet e veta, me aftësinë bindëse dhe imponuese ndaj të ngjashmëve dhe masave, duke i dhënë vetes lirinë për të vendosur edhe mbi fatet e të tjerëve.

Nga kjo pikëpamje, bosi karizmatik priret ta konsiderojë si pengues për veprimtarinë e jetës dhe lirinë e tij, funksionimin e ekonomisë, të sipërmarrjeve, sipas mekanizmave financiare dhe ekonomike të interesit bankar, fitimit, kërkesës dhe ofertës, etj. Për këtë, ai parapëlqen të ndërtojë më mirë një sistem ekonomik që të mos i vejë fre vullnetit të tij personal, që aksioni i tij politik të mos mund të ndalet përpara portës së sipërmarrjes.

Sepse bosi politik,- vazhdon në mënyrë cinike Max Weberi, si një sociolog i mirëfilltë,- gjënë më të rëndësishme ka sigurimin e prestigjit të tij përsonal, të shkëlqimit të imazhit të tij përsonal, në një shoqëri të bazuar mbi elektoralizimin. Prandaj karizma dhe ekonomia racionale janë katërcipërisht në kundërshtim me njëra tjetrën”

Më poshtë vazhdon Fuga në librin e tij “Shoqëria Piramidale”, të botuar në tetor të vitit 2019, duke përdorur gjuhën e “bosit” që flet pët luftën kundër virusit: “Ashtu si heroi luftëtar dhe pasuesit e tij kërkojnë haraçin, edhe shefi karizmatik i partisë kërkon të zotërojë mjetet materiale të fuqisë së tyre; i pari ka më shumë nevojë për shkëlqimin e vet material të sundimit të tij, për të siguruar prestigjin e tij”.

Fuga ka shpjeguar në detaj se kush është figura e “bosit” që ka pushtetin absolut në Shqipëri, dhe si e përdorë atë.

“Weberi, na heq iluzionin se ekziston vetëm lidhja dialektike midis parave
dhe pushtetit partiak.
Pushteti sjell para dhe paratë sjellin pushtet.

Kjo po se po. Por, për më tepër, duhet harruar që bosi politik lufton vetëm për pushtetin e partisë, grupit, elektoratit të tij. Bosi lufton në radhë të parë për veten e tij. Për interesin e vetes së tij, të familjes së tij, të fëmijëve të tij.
Prandaj bosi politik nuk e lejon kurrë ekonominë që të ndjek rrugën normale, e shqetëson, ngacmon, provokon, detyron, poshtëron mesa mundet sipërmarrësin.

Nëse ekonomia dhe sipërmarrja do të ishin çliruara nga sundimi i bosit politik, atëherë këto agjenci të fuqishme që prodhojnë vlera dhe para do të nxirrnin përfaqësuesit e tyre politikë, do ta ndikonin shoqërinë në mënyrë të arsyeshme ekonomikisht, çka do të sillte si pasojë nxjerrjen nga skena politike e bosit”
Duke parë figurën e bosit në vendin tonë lind pyetja: Shqipëria është republikë parlamentare apo monarki?

“Lideri kryesor i partisë në pushtet, bosi kryesor, i ka të gjitha pushtetet nën kontrollin e tij përsonal. Ajo që kushtetuta e quan një republikë parlamentare është në fakt një monarki e mirëfilltë që vetëm emri i mungon, madje jo një monarki kushtetuese, por absolute.

Bosi është lideri absolut! Bindja e verbër, mediokriteti, pushteti i pakufizuar i bosit kryesor, shfaqen më me forcë kur partia është në qeverisje sesa kur ajo është në opozitë.

Maks Weber, shkruan:”Bosi është i zhveshur nga bindjet morale (Gesinnung), ai është i interesuar vetëm për problemin se si të fitohen vota'”- shkruan Fuga në librin e tij të piramidave politike, ekonomike, juridike e shoqërore e paradokset e demokracisë, dhe kundërshtimi i individit ndaj të gjitha piramidave, duke lënë të kuptojmë se është e vetmja rrugë e të ardhmes tonë.

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas