Aktualitet

“Rama është e shkuara”- Basha tregon nga Patosi se pse nuk i përgjigjet sulmeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 30/03/21 |
mapo.al

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në Patos tha se në këto 8 vite qeveria nuk ka mbështetur të rinjtë.






Ai gjithashtu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë plan konkret dhe e ndjen se do të humbasë, kjo është edhe arsyeja sipas kryedemokratit që në takimet elektorale vetëm shan dhe akuzon kundërshtarët politikë.


Basha në këtë bashkëbisedim tha se ka zgjedhur që të mos i përgjigjet kryeministrit me të njëjtën gjuhë sepse qytetarët tashmë janë lodhur nga akuzat dhe sharjet e politikanëve me njëri-tjetrin.







Ai theksoi se ka zgjedhur që të merret me hallet e qytetarëve dhe se Rama i përket të shkuarës.




“Sot nga Patosi do t’i jap përgjigje pyetjes se përse nuk replikoj me Ramën kur më sulmon…Ai shan sepse e ndjen që po humb… Unë nuk i përgjigjem sepse njerëzit ndaj janë mërzitur nga politike. Ai është e shkuara për mua është e shkuara. Nuk kemi kohë më për të humbur me gërr-vërre të tilla. Nëse unë i përgjigjem atij, kthehem në një batak konfliktesh që i ka lodhur njerëzit, në fakt mua nuk më intereson ai sepse 25 prilli nuk është për të , as për mua por për popullin. Nuk i jam përgjigjur dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem dhe të futem në atë batak. Unë do të merrem me ju dhe zgjidhjen e halleve dhe problemeve tuaja”, tha Basha.

Lexo edhe :  Basha me dorë të hekurt, përjashton përgjithmonë Berishën nga PD dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit


“Dhelpra Edi Rama nuk bëri asgjë. Tani del dhe thotë do t’ju bëj vaksinë. Ju duhet të bëheni të gjithë bashkë për ta mundur sepse ai është intrigant”, tha më tej një qytetare.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas