Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për vendosjen e maskave anti-Covid, pas vendimit të miratuar nga qeveria, se duke filluar nga sot do të gjobiten të gjithë ata që nuk e mbajnë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se më mirë të mbahet maska në mënyrë të detyruar, se sa të rrezikohet një mbyllje e dytë në shtëpi me javë të tëra.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:
SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË👍
RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË❤️
Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA🙏