Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Rama fërkon duart” – Lubonja komenton zhvillimet në PD

by mapo.al
17/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, në një intervistë për News-24, duke u ndalur veçanërisht në ato brenda PD.

Sipas Lubonjës, nga e gjitha kjo, është Edi Rama që po përfiton dhe fërkon duart. Ai është skeptik për politikën në tërësi, pasi thotë se ende nuk ka parë një udhëheqës që të vendosë interesin e Shqipërisë, mbi atë personal.

“Nuk kam parë politikan shqiptar që të vendosë interesin e Shqipërisë mbi atë personal, kjo nuk diskutohet, ky është problemi. Sa i përket sinqeritetit, çdo politikan shqiptar, duhet t’ia kthesh ato që thotë së prapthi për të gjetur kuptimin. Kritika ime kryesore qëndron në faktin se unë duke parë metodën si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha; 1 që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Edi Ramën dhe qeverinë, ku çdokush mund të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëjë një lider i pushtetshëm, që ka arritur të krijojë ca lidhje me disa lobingje amerikane, mundet të të rrëzojë si rivalin e vet. E dyta, mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë dhe nuk është mënyra për t’u forcuar opozita, përkundrazi, unë shoh një opozitë që dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që po ndodh në Shqipëri që fillojnë qysh herët. Eshtë krijuar një sistem për të cilin të gjithë kanë kontribuar dhe kanë vendosur nga një ingranazh”, u shpreh Lubonja.

“Ne shqiptarët e kemi marrë se me amerikanët nuk do të luftohet. Këtu s’bëhet fjalë për luftë ushtarake, apo politika amerikane në një kuptim më të gjerë sepse ne jemi pjesë e NATO-s, e Europës, s’ka lëvizur kurrë asgjë në këtë drejtim. Në këtë aspekt, këtu bëhet më shumë fjalë për intriga politike, që lidhen sa me interesat që Edi Rama i ka zgjidhur këtyre, sigurisht edhe me të kaluarën. Berisha padyshim ka të gjithë mëkatet e veta. Lëvizja e tij dobëson PD dhe nga kjo fërkon duart Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm sepse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat që thashë, por nuk shoh mundësinë që një Berishë3 të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte. Këtu është problemi më i madh. Unë tani i shoh më të dobët, sepse në vend që të merren me mazhorancën, do të merren me njëri-tjetrin”, deklaroi Lubonja.

Tags: AnalizaFatos LubonjaPerjashtimi i BerishesZhvillimet ne PD

JU SUGJEROJME

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
Bota

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë

20/05/2022
Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
Aktualitet

Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë

20/05/2022
Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur
Bota

Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur

20/05/2022
Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Next Post
Koronavirusi – 959 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi - 959 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Modelja shqiptare bëhet nënë
  • Agron Llakaj vë në siklet Donald Veshaj
  • Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
  • Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
  • Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In