I pyetur nga gazetarë kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri.
Pjesë nga biseda
Rama: Jo (nuk ka emër për President)
“T’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Kujt ekzaktësisht se ne nuk po dimë më as kë kemi në anën tjetër se kemi lloj-lloj copash dhe çikash. Nuk e shoh dot ku qëndron logjika në këtë. ne kemi kaluar 2 herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë në drejtimin tim. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, por një herë kur ne nuk kishim numrat. Pra, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentin dhe ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në tryezë”.