Aktualitet

Rama flet pas fitores së zgjedhjeve: Rekord historik por i vështirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 27/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalimin e fitores së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, tha se PS ka shënuar një fitore historike me rekord votash






Rama, tha se ndihet krenar si asnjëherë më parë, për çdo djalë dhe vajzë, grua dhe burrë që u angazhua si patronazhist, koordinator, për skuadrën e PS.


Rama e quajti Partinë Socialiste, kampione në fuqi dhe kampione përsëri. Më tej, Rama tha se ndihet krenar për të gjithë shqiptarët që me urtësi kaluan një provë të madhe karakteri, këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë.







“Shqipëria fitoi. Fitoi karakteri ynë, si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësisve natyrore. Fitoi besimi se ky vend mund të bëhet. Do punojmë më fort, nuk do ankohemi më shumë.



Fitoi durimi ynë, i kalitur në vështirësi të mëdha, dhe gatishmëria jonë për të derdhur djersë më shumë se gjithë të tjerët bashkë. Fitoi forca më e madhe politike.



Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja. Por, mos harroi kurrë, asnjëherë më tutje, se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara. Është një fitore e madhe dhe e bukur që duhet ta bëjmë natën ditë, me përkushtim, përulësi ndaj çdo shqiptari, pavarësisht kë ka votuar e pse nuk kanë votuar.”-tha Rama.

Lexo edhe :  "Të vijë Rama këtu", Alibeaj nuk e lëshon foltoren, ndërpritet sërish seanca

Kreu i qeverisë, gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve parlamentare, tha se nëna e tij Aneta, që i mungon kaq shumë, po e sheh nga lart.

“Uroj që ajo të jetë krenare për mua, dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë. Më mbështetët pa pushuar. Sot, së bashku më dhatë privilegjin e jashtëzakonshëm, për t’ju udhëhequr edhe 4 vitet që na presin përpara.

Faleminderit me shumë mirënjohje të gjithëve që na ndiqni nga kudo. Siç ishit për mua atë ditë kur ju thirra për të votuar, do të jem unë këto 4 vite çdo ditë për ju.

Të vetmen opozitë që unë nuk e mund dot, është Linda Rama. Linda është ajo që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na na jep energji.

Grua, shumë faleminderit. Faleminderit Zahos, Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni dhimbje koke, si disa fëmijë kryeministrash lart e poshtë me mënyrën tuaj të jetësës. Jam shumë krenar për ju. Mundohem t’ju bëj krenar ju gjithashtu.”-tha Rama.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas