Kryesore

Rama flet për reformën zgjedhore: Jemi të hapur, por ja ku nuk tërhiqemi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 02/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën zgjedhore, në takimin me gazetarët. Rama u shpreh se mbështet fort depolitizimin e administratës zgjedhore, që është edhe rekomandim i OSBE-ODIHR.


Gjithsesi Rama e la të hapur gjetjen e një marrëveshje dhe theksoi se zgjedhjet fitohen me popullin dhe jo me sistemin zgjedhor.


Budenstagu ka kërkuar reformën zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ky institucion kërkon depotilizimin e administratës zgjedhore dhe ne e mbështesim këtë.


Ne jemi të hapur, por meqënëse janë përfshirë edhe partnerët tanë, ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika. Produkti është aty, i plotëson kushtet, por ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhje. Jo, zgjedhjet fitohen me votën e popullit dhe jo me sistemin zgjedhor”, – u shpreh Rama.



Etiketa: ,

Pas