Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesditën e sotme në rrjetin social “Facebook” një foto nga aeroporti në Kukës “Zayed, Flatrat e Veriut”, duke paralajmëruar kështu zbritjen e avionit të parë.
“Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë”, – shkruan Rama bashkangjitur fotos.
Sot do të zbresë në pistën e këtij aeroporti një avion me të rinj nga Londra.
Avioni pritet që fillimisht të mbërrijë në Rinas, më pas udhëtimit drejt Kukësit do t’i bashkohet kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
“Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa pjesa e vendqëndrimit të avionëve është projektuar për të mbajtur njëkohësisht 3 të tillë.
Foto i avionit të nisur nga Londra