Aktualitet

Rama: Gjobë për drejtorët që s’gjejnë dokumentet e qytetarit, do t’ju zbritet nga rroga me VKM





               Publikuar në : 13:11 - 15/01/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka monituar sot nga afër ecurinë me kalimin e shërbimeve nga sportelet në online. Shefi i qeverisë tha se tashmë do të jetë administrata në këmbë për qytetarët, dhe jo anasjelltas. Rama tha se të gjithë drejtuesit e zyrave të Administratës Shtetërore, në rast se nuk përgatisin brenda afateve ligjore dokumentet shtetërore që i duhen qytetarit, atëherë ata do të gjobiten.


“Sepse e para është krijuar një ide e gabuar që sportelet do të mbyllen, në fakt nuk do të mbyllen sepse ata tashmë do të jenë shërbëtorë për qytetarët, se nuk do të jenë më policë trafiku. Nëse qytetari vjen për të marrë dokumentit, ai do t’i bëjë derman. Do nxjerr një VKM sot, dhe para afateve ligjore, nëse ti i thua qytetarit ke 15 ditë kohë, ai me siguri do e marrë. Një dokument shtetëror që merret brenda administratës, konsiderohet i dhënë, dhe nuk i thua qytetarit prit, dhe do të gjobitet zyra përgjegjëse. Do të gjobitet drejtuesi i zyrës, nga rroga e tij, për shkelje të ligjit. E bën herën e parë se bën më, se ndryshe nuk funksionon, se iu themi ne qytetarëve do të plotësojmë ne dosjen dhe të mos bëhet. Kjo praktikisht zhduk komplet radhët.”-tha Rama.





Etiketa: ,

Pas