Aktualitet

“Rama, gjobvënës pa plan” – Basha: Grupi kriminal po e lë qëllimisht pandeminë të përparojë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 17/10/20 |
mapo.al

Lideri i opozitës Lulzim Basha, tha në një konferencë me gazetarët nga selia blu, se inceneratorët janë një aferë e pastër kriminale.


Kreu i PD ngriti pyetjen se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?


Ai tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë.



“Këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, grupi kriminal do vetëm t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, -tha Basha.


Kryetari i opozitës tha gjithashtu se Rama s’ka asnjë plan për pandeminë, as për ekonominë. “Ai është vetëm një gjobvënës.”


 

LEXO EDHE:

“Mjekëve dhe infermierëve nuk iu jepet bonusi” – Basha: Paratë përpihen nga aferat korruptive të qeverisë

 


Etiketa: , ,

Pas