Qytetarë të njësisë nr. 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skënderbeu. Ata do t’i bashkohen mbështetësve të të tjerë të opozitës para Kryeministrisë. Ata mbajnë një pankartë në shqip dhe anglisht “Rama ik” (Rama Go).