Aktualitet

Rama: Greqia ka të drejtën e saj, çështja e detit të zgjidhet me palë të treta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 16/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Athina se çështja e detit që rrezikon kufirin e Shqipërisë, duhet të zgjidhet me palë të treta ose me anë të gjykatave ndërkombëtare. Sipas tij, vetëm kështu do të shmangen akuzat e padrejta politike në të dy vendet.


Gjatë Konferencës për Ballkanin Perëndimor, Rama tha se pretendimi i Greqisë për të shtyrë kufirin detar në Jon deri në 12 milje, është një e drejtë e saj që bazohet në Konventën Ndërkombëtare.


“Duhet të shikojmë dallimet mes nesh si thesar, duke ua lënë trashëgimi fëmijëve, këtë burim të madh energjie dhe harmonie. Duhet të mos ketë urrejtje mes ballkanasve. Kur bëhet fjalë për detin, ta zgjidhim me palë të tretë ose me anë të gjykatave ndërkombëtare, që të mos përdoren nga politikanë si patriotë.


Imagjinoni që kryeministri grek thotë se do të shtojmë 12 milje kufirin detar, sipas Konventës Ndërkombëtare dhe një të drejte të Greqisë. Kjo bën që në Shqipëri të ndizet debati në rrjetet sociale”, tha Rama.


Kryeministri u ndal gjithashtu tek ambicia e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, duke thënë se është thelbësore për vendin që të zgjidhë marrëdhëniet me fqinjët. Sakaq, Bashkimi Europian, sipas tij, po vuan momentalisht nga shumë shpërqendrime.

Ka shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, ka shumë grekë që jetojnë në Shqipëri, kështu që shtetet tona kanë raporte të ndërsjellta. Kështu është çdo vend në rajon, andaj duhet të ushqejmë raporte sa më të mira”, vijoi Rama.

LEXO EDHE: 

“Marrëveshjen e detit e prishi Turqia”/ Rama i përgjigjet Bakojanis: Kurrë nuk kam folur me Erdogan

Bakojanis: Marrëveshja e detit me Shqipërinë u prish nga Turqia


Etiketa: , , , ,

Pas