Kryesore

Rama: Heqim akcizën e karburantit për prodhimet bujqësore, përfitojnë 70 mijë fermerë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 13/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të hiqet akciza e naftës për karburantin për bujqësinë. Bashkë me akcizën do të hiqen edhe dy taksa të tjera, ajo për qarkullimin dhe taksa për mjedisin.



70 mijë femerë tha Rama do të përfitojnë nga lehtësimi i barrës fiskale.


“Lajm pozitiv dhe i shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin. Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht dua t apërsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe TVSH për biznesin e vogël deri në 1 milion, kam parasysh rritjen e pagave 40% përqind për mjekët dhe infermierët për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurencës e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne t’i bëjmë këto.




Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më parë pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me rradhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit.



Lexo edhe :  Inaugurimi - Joe Biden merr sot zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA

Sot do të ndërhymë për të filluar një regjim të ri për karburantin në regjim bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit, nga karburanti do të hiqet edhe taksa e karbonit.


Do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara. Barra fiskale do të përjashtohet dhe do të konvertohet në sasinë e konvertuar në bazë të kritereve që thashë, përmes një karte të veçantë për çdo fermer”, tha Rama.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas